Bota

Time: Amerika me Trampin është izoluar

E përjavshmja amerikane “Time” në faqen e saj të parë të numrit të fundit, Amerikën nën presidencën e Donald Trump e ka përshkruar të vetëm dhe të izoluar.

Revista “Time” në faqen e saj të parë vendet e tjera i ka vendosur në skaj të faqes ndërsa Amerikën e ka vendosur të vetmuar që aludon në izolimin e Amerikës që nga fillimi i presidencës së Donald Trump duke vë në dukje se ky vend është larguar edhe nga aleatët e tij më të rëndësishëm. “Time” edhe në një artikull të autorit Carl Wik me titull “Amerika e Vetmuar”, shkeljen e lirive të mediave dhe çështjen e emigracionit e kujtuar si çështje për shkak të cilave Amerikës është bërë objekt i kritikave nga të gjithë, edhe nga aleatët e saj. Revista “Time” me këtë rast ka vë në dukje edhe mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët anglezë për të penguar vizitën e Donald Trump në Angli dhe këtë veprim e ka cilësuar si shenjë tjetër të izolimit të Amerikës. Vlen të theksohet se motoja e Trump “Prioriteti ka Amerika” dhe politika monopole e tij ka ngjallur protesta dhe kritika edhe nga ana e evropianëve dhe aleatëve amerikan në Azi.

OPINIONE