Në Tiranë janë numëruar deri më tani 330 kuti votimi nga 1198 kuti, ndërsa rezultati i deritanishëm favorizon Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PS-në.
Të dy këto parti kanë shtuar mandate në këtë qark, krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare të vitit 2013. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shtuar 2 mandate në kryeqytet, ndërsa PS një mandat.
Nga ana tjetër Partia Demokratike deri më tani ka mbetur në nivelin e vitit 2013, me 11 mandate deputetësh.
Mandatet sipas projeksionit
PS- 17
PD- 11
LSI- 5
PDIU- 1