Tiranë, ndërron jetë foshnja e një nëne 15-vjeçare

Një foshnjë ka gjetur vdekjen në banesën e gjyshes së saj në Tiranë gjatë natës së shkuar. Policia sqaron se viktima me iniciale A.B, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nëna e saj është vetëm 15 vjeçe.

Njoftimi:

Më datë 03.10.2017, gjatë natës, në rrugën e “Qelqit”, në banesën e gjyshes, ka vdekur foshnja A.B, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dhe deklarimi i nënës shtetases Q. A, vjeç 15 banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne