Tjetër operacion pas përgjimeve të Encrochat dhe SkyEcc/ Autoritetet italiane mbyllin hetimin, 4 shqiptarë në pranga për trafik droge

Tjetër operacion pas përgjimeve të Encrochat dhe SkyEcc. Policia Financiare e Ligurisë mbyll hetimin “Baluardo” me 17 arrestime, 13 me kombësi italiane dhe 4 me kombësi shqiptare për trafik droge nga Amerika Latine, por jo vetëm.

Droga mbërrinte në portin e Vado Ligure falë ndërmjetësimit të Mario Palamara, ndërmjetësit 54-vjeçar nga Reggio Calabria i arrestuar në Spanjë vitin e kaluar. Ky është një nga implikimet hetimore që doli me operacionin “Baluardo” i cili u përfundua në agimin e sotëm nga Policia Financiare e Savonës dhe Xhenovas.

Ushtarët e Fiamme Gialle kanë zbatuar urdhrin e arrestit me burg të lëshuar nga gjyqtari për hetime paraprake në gjykatën e Xhenovas, me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe Antimafias së Qarkut.

Dhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen se janë anëtarë të një organizate kriminale që vepron që nga korriku 2019 në provincën e Savonës: me qëllim blerjen, importimin (nga Amerika e Jugut), transportin, posedimin dhe shitjen e substancave narkotike si kokaina dhe hashashi.

Organizata kriminale e zbërthyer nga Policia Financiare, sipas hetuesve ligurianë, ishte e pajisur me magazina në të cilat vendoseshin ngarkesa me lëndë narkotike; të mjeteve për lëvizjen dhe transportin e lëndës narkotike, veçanërisht të makinave të pajisura me “fund dyfishtë” dhe të mjeteve për të komunikuar me njëri-tjetrin telefonat celularë të koduar, të lidhur me serverë të vendosur në Francë), të përdorura nga disa anëtarë të shoqatës.

Bazuar në atë që u konstatua gjatë hetimeve organizata kriminale nën hetim do të kishte siguruar më pas organizata të tjera kriminale që blinin sasi të mëdha droge dhe i dërgonin me anije në Itali, me destinacion Portin e Vado Ligure.

Më pas grupi kriminal ndërmori veprime për të krijuar një kompani për importimin e frutave nga Amerika e Jugut për t’u përdorur për transportimin e kokainës në ngarkesa të mbuluara.

Të dyshuarit akuzohen edhe për 42 episode të tjera të blerjes, posedimit dhe shitjes, si dhe importim nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të kokainës (mbi 180 kg), hashashit (mbi 40 kg), marijuanë (mbi 70 kg) dhe dy tentativa për të importuar dhe blerë mbi 200 kg kokainë dhe 300 kg hashash.

Hetimet nisën pas një sërë rikuperimesh të ndodhura midis viteve 2019 dhe 2020, të sasive të lëndës narkotike të barabarta me mbi 180 kg kokainë në portin e Vado Ligure, të fshehura në kontejnerë të transportuar nga anijet që vinin nga Amerika e Jugut dhe të destinuara për t’u rishpërndarë në vende të ndryshme.

Provat u morën nëpërmjet përgjimeve të komunikimeve dhe blerjes dhe analizës së komunikimeve ndërmjet të dyshuarve që kryesisht u zhvilluan në platformat Encrochat dhe SkyEcc, falë bashkëpunimit të Eurojust-it dhe Autoriteteve Franceze./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne