Gjithashtu pesha e sektorit të prodhimit pësoi gjithashtu rritje nëstrukturën e punësimit. Më 2018 tëpunësuarit në fabrika zonë 10.6 për qind të totalit nga 10.1 për qind që ishte një vit më parë. Sektori i ndërtimit po reflekton ekspansionin edhe në punësim teksa zuri 7 për qind të totalit.
Duke ju referuar të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2016, Moldavia renditet e dyta pas Shqipërisë nëEuropë për madhësinë e bujqësisë me rreth 14% të totalit të ekonomisë. Në vend të tretë renditet Ukraina me 13.7%. Më pas lista pasohet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlera e shtuar e bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruton në shtetin e Kosovës përgjigjet vetëm për 13.4% të gjithë ekonomisë.
Në Maqedoni vlera e shtuar në Bujqësi është sa 10% e PBB-së, në Malin e Zi 9%, ndërsa në Serbi 7.9%. Bosnja dhe Hercegovina ka vlerën më të ulët të shtuar nga Bujqësia, vetëm 7.7% të PBB të vendit.
Në shtetet e zhvilluara të Europës, bujqësia zë më pak se 5% të ekonomisë, ku niveli më i ulët regjistrohet në Belgjikë, Zvicër, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, me më pak se 1%.
Paradoksi qëndron që edhe pse jemi vendi më bujqësor i të gjithë Europës, kemi peshën më të lartë tëimporteve për grup-mallrat e ushqimeve. Sipas përllogaritjeve të Monitor duke iu referuar të dhënave tëINSTAT mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%. Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha eimporteve të ushqimeve është më e ulët/Monitor/