Tmerr në familjen tiranase, gjejnë kryefamiljarin të varur

Një 39-vjeçar është gjetur i varur nga familjarët këtë të premte në banesën e tij në kryeqytet, në rrugën “Ali Begeja”, mes “Rrugës së Dibrës” dhe “Pazarit të Ri”. Dyshimet e Policisë janë se, kryefamiljari E.T. i ka dhënë fund jetës.

Kanë qenë familjarë ata që kanë lajmëruar policinë pasi hasën skenën horror. Një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Në deklaratat e tyre dhënë grupit hetimor, mësohet se familjarë të të ndjerit janë shprehur se nuk janë në dijeni të ndonjë problemi që mund ta ketë çuar 39-vjeçarin drejt veprimit fatal për jetën.

“Më datë 11.05.2018, në rrugën ‘Ali Begeja’, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.T., 39 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne