Tragjike në Indi: idiotësia e dikujt që i morri jetën një 19-vjeçareje (video)

Një vajzë 19 vjeçe në Indi vdiq pasi instruktori i saj e shtyu lartësia e një ndërtese.

Çdo gjë ndodhi si pjesë e një ushtrimi shpëtimi nga katastrofat e mundshme natyrore ose të llojeve të tjera, në një kolegj privat në Coimbatore, shteti indian i Tamil Nadu.

Sipas dëshmitarëve, vajza ngurronte të hidhej, edhe pse poshtë e priste një rrjetë e mbajtur nga studentë, por instruktori e shtyu nën bindjen se siguria e saj ishte e garantuar, pikërisht nga fakti se kolegë të saj që rrinin në tokë do të mund ta “kapnin” në rrjetën e tyre.

Por ajo ra, koka e saj goditi një burdurë të godinës. Vajza u dërgua mënjëherë në spital ku u konfirmua vdekja. Instruktori 31 vjeçar u  u arrestua i akuzuar për vrasje. Ai fillimisht pohoi se ishte i lidhur me Departamentin e Menaxhimit Kombëtar të Emergjencave, por u zbulua se e gjitha qe një mashtrim. Pasoja, vdekja e një njeriu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne