‘Transformim në sistemin penitenciar’, ndryshojnë 24 drejtues burgjesh (Emrat)

Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar 24 drejtues të burgjeve në vend në kuadër të një reforme të thellë në sistemin penitenciar. Reforma ka si qëllim forcimin e sigurisë në burgje dhe rritjen e performancës së policisë së burgjeve.

Rokadë në drejtimin e burgjeve në vend. Ministria e drejtësisë ka ndryshuar sëfundmi 24 shefa të policisë në institucionet e sistemit te ekzekutimit te vendimeve penale nga veriu në jug. Sipas ministrisë së Drejtësisë, sistemi penitenciar i është përfshirë një transformimi të thellë, në kuadër të një masterplani të prezantuar në muajin gusht të këtij viti nga dikasteri i drejtësisë dhe që po zbatohet në të gjitha IEVP në vend. Kjo reformë ka si qëllim rritjen e masave të sigurisë në burgje dhe përmirësimin e përformancës në këto institucione.

24 emrat e rinj të efektivëve në drejtimin e burgjeve në vend i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Nga kjo lëvizje, i vetmi drejtues që nuk është prekur është drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili vijonë të jetë ende në detyrë.

Lista
BURGU SHEF POLICIE

Ali Demi Mimoza Rumano
Spitali Burgjeve Elona Prespa
Jordan Misja Nikolin Gjonpali
Mine Peza Ferdinand Preçi
Vaqarr Agim Tafaj
Durrës Gëzim Gjoni
Kavajë Mina Velo
Krujë Lulzim Haxhia
Fushë Krujë Fatos Dosti
Burrel Kadri Koxha
Lezhë Zydi Katroshi
Kukës Mentor Rada
Tropojë Selim Selimaj
Shkodër Tofik Sinani
Korçë Altin Gusho
Elbasan Fatjom Sadiku
Peqin Hysni Ndreu
Rrogozhinë Fatmir Kacelli
Lushnjë Syrja Malasi
Fier Bashkim Meçe
Berat Ilia Papa
Tepelenë Het’hem Llapi
Vlorë Lefter Shehu
Sarandë Artur Musta/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne