Trump akuzon Demokratët për “ndërhyrje në zgjedhje”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump akuzoi Demokratët për ndërhyrje në zgjedhjet 2016 dhe 2020 të cilët kanë nisur një hetim për shkarkimin e tij.

Trump nga llogaria e tij ka komentuar hetimin për shkarkimin e tij të nisur nga Demokratët në Kongres.

Duke mbrojtur idenë e tij se raporti i informatorit për bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky “As që i afrohet të vërtetës” Trump ka thënë se “Kryetari i Komitetit të Inteligjencës Adam Schiff dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi nuk e menduan kurrë se unë do të publikoja transkriptimin e kësaj bisede. Kjo që bëra unë ishte një surprizë për ta dhe u kapën. Ky hetim është një mashtirm për popullin amerikan!”.

Në një tjetër postim në Twiter, Trump ka bërë thirrjen se “Demokratët që nuk bëjnë asnjë punë, jo vetëm që ndërhyjnë në zgjedhjet e vitit 2020, por ata vazhdojnë të ndërhyjnë edhe në zgjedhjet e vitit 2016. Ata duhet të ndalen”.

Pompeo përgjigje thirrjes së Kongresit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo lidhur dokumentet që Kongresi ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Greqi ka deklaruar: “Së pari lidhur me dokumentat që na janë kërkuar, Departamenti i Shtetit mbrëmë natën i ka dërguar një letër Kongresit. Ne patjetër do të bëjmë gjithçka që kërkon ligji”.

Hetimi për shkarkimin e Trumpit

Biseda e debatueshme telefonike e zhvilluar në korrik mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas ka bërë që Demokratët në Kongresin Amerikan të nisin hetime për shkarkimin e Trumpit.

Është pretenduar se Trump në bisedën telefonike me Zelenskyn ka kërkuar nga ky vend që të hetojë djalin e Joe Biden-it. Trump ka mbrojtur idenë e tij se biseda telefonike me Zelenskyn është plotësisht në përputhje me rregullat.

Në mediat amerikane u tha se Trump i kishte vendosur liderit ukrainas si kusht hetimin e Biden-it dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA të ndihmonte Ukrainën. Pas zbulimit të këtij pretendimi Demokratët reaguan duke nisur hetimet për shkarkimin e Trumpit i cili para bisedës telefonike në fjalë ka njoftuar pezullimin e ndihmave prej 400 milionë dollarë për Ukrainën.

Më pas Shtëpia e Bardhë publikoi transkriptin e bisedës telefonike duke thënë se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne