Trump deshifron marrëveshjen me Meksikën për emigrantët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deshifroi padashje detajet e marrëveshjes së emigrantëve të bërë me Meksikën.

Trump deklaroi se bënë një marrëveshje të fshehtë me Meksikën, por Shtëpia e Bardhë refuzoi të japë detaje në lidhje me marrëveshjen në fjalë.

Pas përgënjeshtrimit të pretendimeve për marrëveshje nga ana e Meksikës, në një konferencë për shtyp, Trump i tregoi gazetarëve letrën ku shkruheshin kushtet e marrëveshjes.

Në lajmin e gazetës “Washington Post”, në fotografinë e nxjerrë nga ana e fotografit, Jabin Botsford vihen re informacionet në lidhje me marrëveshjen dhe dy firmat.

Në dokument, ndërkohë që vlerësohen aplikimet për azil të emigrantëve nga Amerika Qendrore për qëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zënë vend edhe temat në lidhje me ata që do të mbahen në Meksikë dhe statusin e Meksikës si “vendi i tretë i sigurt”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne