Trump: Nëse Arabia Saudite na do në Siri, ta paguaj ajo faturën tonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ripërsëriti edhe një herë se mendojnë seriozisht të tërhiqen nga Siria.

“Ka ardhur koha të kthehemi nga Siria, këtë po e mendojmë seriozisht. Ekzistenca e Amerikës në Siri është një mundim serioz. Dua të tërhiqem nga Siria, këtë do ta bisedoj me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes (Jim Mattis)” tha Trump.

“Detyra jonë parësore është të heqim qafe DAESH-in. Këtë detyrë pothuajse e përfunduam. Së shpejti do të jepet vendimi” tha presidenti amerikan.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se vendet që duan që SHBA-të të qëndrojnë në Siri do të duhet të paguajnë për vazhdimin e pranisë ushtarake amerikane.

“Arabia Saudite interesohet nga afër me vendimin tonë. Atyre u thashë; Nëse doni të qëndrojmë në Siri, mbase duhet ta paguani ju faturën” tha Trump./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne