Truproja e mbretit saudit vritet në Jeddah

Truproja personale e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, është vrarë në Jeddah, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni saudit Al Ekhbariya lajmëroi se gjenerali Abdulaziz al-Fagham është vrarë gjatë një përleshje në Jeddah.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA, zëdhënës i policisë në Makkah konfirmoi vrasjen, duke thënë se truproja ishte qëlluar pas një përleshje verbale me një mik gjatë vizitës në shtëpinë e tij.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë pasi ai nuk pranoi të dorëzohej, tha zëdhënësi.

Pesë forca të sigurisë u plagosën në incident.

Al-Fagham ka shërbyer si truproja personale e mbretit të ndjerë Abdullah, i cili vdiq në vitin 2015./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne