Bota

Turistët kinezë dynden në Fethiye të Turqisë

Qendra me famë mbarë botërore e hedhjes me parashutë (Paragliding) nga Mali Babadag në provincën Fethiye të Turqisë, mirëpret turistë të shumtë kinezë.

Me çeljen e sezonit është gjallëruar Qendra e Sporteve dhe Argëtimit në Detin e Vdekur (Ölüdeniz) në Fethiye të rrethi Mugla.

Babadag me 4 pista hedhjeje me parashutë tregohet si një nga qendrat më të mira të këtij lloji në botë dhe tërheq interesin e madh të turistëve, ndër të cilët edhe ata kinezë.

Pistat e ndërtuara në 4 lartësi të ndryshme, përdoren edhe për trajnim por edhe mundësojnë hedhjen me parashutë në të 4 stinët e vitit.

Në Kinë viti 2018-të u shpall si viti i Turqisë.

Kjo ka bërë që numri i turistëve të ardhur nga Kina në Fethiye në 3 muajt e parë të vitit të rritet me 80%.

Krahas diellit, plazhit dhe detit turistët preferojnë Fethiyen për këtë sport me adrenalinë të lartë./ trt