Bota

Turqi, fillojnë hetimet lidhur me kontrollin e paligjshëm të anijes tregtare turke

Kryeprokuroria e Ankarasë filloi një hetim të pavarur lidhur me ndalimin dhe kontrollin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në det të hapur të anijes tregtare “ROSELİNE-A” me flamur turk.

Nëpërmjet një deklarate prokuroria theksoi se më 22 nëntor anija tregtare u kontrollua në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare pavarësisht se nuk kishte leje kontrolli nga Turqia.

Në deklaratë thuhet se prokuroria ka nisur një hetim të pavarur lidhur me çështjen.

Ngjarja

Anija “ROSELİNE-A” me flamur turk, e cila transportonte produkte të tilla si ushqime dhe bojëra nga Turqia për në Libi, u ndalua dhe u kontrollua në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në jugperëndim të Gadishullit Mora (Peloponez) në Mesdheun Lindor nga fregata gjermane me detyrë në operacionin “Irini” të kryer nën administrimin dhe komandimin e komandantit grek.

Sipas ligjit detar, nevojitet pëlqimi i shtetit të flamurit për ngjitjen e personelit në anije për të kryer kontrollin e anijes.

Personeli i fregatës gjermane Hamburg zbarkoi në anije pa marrë një leje të tillë nga Turqia dhe duke mos zbatuar paralajmërimet se kjo nuk është ligjore ato kryen kontroll duke hapur të gjithë kontejnerët.

Ushtarët më pas u larguan nga anija pasi nga kontrolli që zgjati deri në orët e para të mëngjesit kuptuan që në anije nuk kishte asgjë tjetër përveç se produkteve të ndihmës humanitare, ushqime dhe produkte të tilla si të bojërave./AA

OPINIONE