Turqi, neutralizohen disa terroristë në juglindje të vendit

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” tre terroristë të armatosur në juglindje të vendit, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Terroristët janë neutralizuar nga forcat speciale operative të xhandarmërisë provinciale në operacionin antiterrorist të mbështetur nga ajri në një fshat të provincës Adıyaman, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Operacioni në rajon është ende në zhvillim, shtohet më tej.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Megjithëse në deklaratë nuk specifikohet grupi terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër organizatës terroriste PKK në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne