Turqi – Shteti rindërton qytetet e shkatërruara nga organizata separatiste terroriste PKK

Autoritetet turke po rindërtojnë infrastrukturën e dëmtuar nga terroristët e PKK-së në nënprefekturën Nusaybin dhe rrethinat e sat që varen nga rrethi Mardin në Juglindje të Turqisë.

Punimet për restaurim janë sipërmarrë nga bashkia, Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, dhe institucione të tjera përkatëse.

Tashmë ka përfunduar 85% e restaurimit duke qëndruar besnikë me origjinalin 4.657 shtëpi, të cilat ishin shkatërruar gjatë veprimtarive të terroristëve dhe sulmeve terroriste.

Punimet do të përfundojë në gusht. Në projekt, krahas shtëpive përfshihen edhe vendet e punës, shkollat, xhamitë, objektet sociale, parqet dhe terrenet për fëmijë.

Gjithashtu Bashkia e Nusaybinit po drejton projekte për infrastrukturën, ujin e pijshëm, rrugët, mjedisin, hapësirat e gjelbra, parqet, jetën shoqërore dhe ngjarjet kulturore për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e kësaj zone.

Banuesi i kësaj nënprefekture, Demet Dursun bën të ditur se ata janë të lumtur në ritmin e punës së rigjallërimit të Nusaybinit.

“Për një periudhë kohore prej dy vjetës, Nusaybin përjetoi një ndryshim tepër të madh. U zbukuruan hapësirat e reja të jetesës dhe ndotja vizuale e qytetit u zhduk”, tha Dursun.

Kurse një Banor tjetër, Aslan Karakash, një tjetër banor, tha se infrastruktura është rinovuar dhe njerëzit po e vazhdojnë jetën e tyre të lumtur dhe në paqe.

“Në të kaluarën nuk ka pasur turistë që vinin në nënprefekturën tonë për shkak të veprimtarive terroriste dhe çështjeve të tjera, por tani ata po kthehen,” tha Karakash.

Ndërsa Selma Arslan tha se më parë, për shkak të terroristëve më parë nuk ka pasur asnjë aktivitetet social, kulturor dhe sportiv, por tani me emërimet e reja të bëra në rajon, Nusaybini përjeton një ndryshim të madh. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne