Turqia dënoi ashpër sulmet terroriste në Mali

Turqia dënoi ashpër sulmet terroriste ndaj shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit, ndërsa shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë së këtij vendi për ata që humbën jetët e tyre në këto sulme.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Jemi të trishtuar nga sulmet terroriste që ndodhën në Mali ndaj një kampi ushtarak në Boulkessi dhe trupave ushtarake në Mondoro, të cilat morë shumë jetë duke lënë të plagosur disa ushtarë dhe civilë”.

“Ne i dënojmë këto sulme të urryera, kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shprehim ngushëllimet tona popullit vëllazëror dhe qeverisë së Malit”, u tha ndër të tjera në komunikatë.

Në sulmet ndaj kampit ushtarak në Boulkessi dhe garnizonit në Mondoro, u vranë 27 persona, përfshirë 2 civilë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne