Bota

Turqia dënon anulimin e njëanshëm të Izraelit për misionin ndërkombëtar në El Halil

Turqia bëri një deklaratë në lidhje me Izraelin, vend që anuloi në mënyrë të njëanshme misionin e “Pranisë Ndërkombëtare të Përkohshme në El Halil” (Misioni Shumëpalësh i Vëzhgimit në El Halil / Palestinë).

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë, ku dënoi fuqishëm vendimin e Izraelit dhe shkroi se presim që të tërhiqet ky vendim me cilësi politike.

Misioni Shumëpalësh i Vëzhgimit në El Halil, në të cilën është vëzhgues edhe Turqia, që nga hyrja në veprim në vitin 1997, kontribuonte për lehtësimin e tensionit në El Halil, të mbajtur nën pushtimin izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se rrethanat që çuan në themelimin e Misionit Shumëpalësh të Vëzhgimit në El Halil ekzistojnë ende edhe sot e kësaj dite.

“Është e qartë që ndërprerja e këtij misioni nuk i jep fund përgjegjësisë së Izraelit ose detyrimeve të tij sipas ligjit ndërkombëtar, para së gjithash nga Konventa e Katërt e Gjenevës” shkruhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë respektimin e Izraelit ndaj këtyre detyrimeve./ trt

OPINIONE