Turqia dënon sulmin e forcave të Hafterit ndaj qendrës së refugjatëve në Libi

Turqia reagoi për sulmin ndaj qendrës së refugjatëve në Libi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy), në lidhje me sulmin e forcave që varen nga Gjenerali Halife Hafter ndaj një qendre refugjatësh të çrregullt, që gjendet në rajonin Tacura në afërsi të Tripolit, kryeqytetit të Libisë, tha: “Sulmi që u bë shkak për vrasjen e dhjetëra njerëzve të pafajshëm është një krim ndaj njerëzimit”.

“Sulmi që synonte një qendër strehimi për emigrantët e parregullt në rajonin e Tacura-s pranë Tripolit, ku u vranë dhjetëra njerëz të pafajshëm, është një krim kundër njerëzimit. Një hetim ndërkombëtar duhet të fillojë menjëherë për të gjetur përgjegjës. Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me shpejtësi në këtë drejtim”, shkroi Aksoj në deklaratën e tij.

Sipas përcaktimeve të para, në sulmin me avionët e forcave të varura nga gjenerali Halife Hafter në Libi, ndaj qendrës së strehimi për emigrantët e parregullt në lindje të kryeqytetit Tripoli, kanë vdekur më shumë se 30 njerëz. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne