Turqia dhuroi ndihma në materiale mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë në Kinë

Turqia dhuroi ndihma në materiale mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë në Kinë, e cila po lufton kundër epidemisë së koronavirusit të ri (Kovid-19).

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë me rastin e epidemisë së koronavirusti në qytetin Wuhan zyrtarëve të ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Ankara u dorëzoi 2 mijë maska me filtër dhe 2 mijë rroba mbrojtëse për përdorim nga punonjësit e shëndetësisë.

Mehmet Ali Kiliçkaya, drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve Shëndetësore Ndërkombëtare, i cili është institucioni i lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, ndihmat në fjalë i dorëzoi të ngarkuarit me detyrë në ambasadën e Kinës në Ankara, Cheng Weihua.

Zyrtarët e ambasadës falënderuan Ministrinë e Shëndetësisë në emër të popullit kinez./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne