Turqia do të ndërkombëtarizojë ekzekutimet kolektive në Egjipt

Çështjen e ekzekutimeve kolektive në Egjipt Turqia do ta ngrejë në platformat ndërkombëtare.

Kryetari i Grupit Turk në Unionin Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe njëherësh deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim i zonës zgjedhore Ardahan, Orhan Atalay ka thënë se në kongresin e zakonshëm vjetor të këtij unioni do të trajtojnë si paragraf më vete dënimet me vdekje në Egjipt, shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet islame në përgjithësi dhe regjimet monarkike në veçanti.

Rasti i fundit ai i “ekzekutimit në mënyrë brutale” i 9 të rinjve në Egjipt, debatet krejt ndryshe që do të zhvillohen në vijim, ne do ti bartim në platforma të ndryshme,- deklaroi deputeti i AK PARTI-së.

Nuk duhet heshtur ndaj krimeve që po ndodhin në Egjipt,- theksoi Atalay, ndërsa paralajmëroi se në rast mosreagimi ndaj këtyre krimeve, atëherë dënime të ngjashme me vdekje mund të vihen re në të gjitha vendet ku është e fuqishme “Vëllazëria myslimane”, e cila vlerësohet si një kërcënim për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimet monarkike.

Kongresi i zakonshëm i Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam këtë vit do të mbahet në muajin mars ne Marok.

Turqia shpreson dhe lutet që këto dënime me vdekje të marrin fund,- nënvizoi kryetari i grupit parlamentar turk në këtë Union, Orhan Atalay, duke shtuar se ekzekutime të ngjashme në Egjipt do të ketë edhe në të ardhmen për sa kohë që instrumenti i grushtshtetit vazhdon të mbahet i freskët në rend të ditës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Evropa, vendet e Gjirit dhe Arabia Saudite vazhdojnë të qëndrojnë pranë regjimit të Sisit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne