Turqia kërkon angazhime të rëndësishme dhe të qëndrueshme në Forumin Global për Refugjatët

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Yavuz Selim Kiran, deklaroi të martën se vend i tij, si lider në mikpritjen e refugjatëve, është duke udhëhequr përpjekjet globale për të shuar dhimbjet/vuajtjet e tyre.

Në kuadër të sesionit 70. të Komitetit Ekzekutiv të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Kiran mbajti një fjalim në takimin e nivelit të lartë për pashtetësinë.

Duke u ndalur mbi Forumin Global për Refugjatët, i cili do të organizohet më 17-18 dhjetor në Gjenevë të Zvicrës me bashkëkryesimin edhe të Turqisë, Kiran theksoi se vendi i tij e vlerëson këtë forum si një shans të përkryer për atë se si refugjatët mund të ndihmohen më shumë.

“Presidenti ynë (Recep Tayyip Erdogan) do të jetë një prej bashkëkryetarëve të Forumit. Si bashkëkryesues, ne dëshirojmë t’i ftojmë të gjitha vendet tona të pranishme këtu që të bashkëpunojnë për të mundësuar suksesin e Forumit. Ne presim që të gjithë aktorët e interesuar të bëjnë angazhime të rëndësishme, të qëndrueshme dhe të përhershme gjatë Forumit”, tha ai.

Ndërsa kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi, i cili e mori fjalën menjëherë pas zv/ministrit turk të Punëve të Jashtme, foli me lëvdata për politikat e Ankarasë në lidhje me refugjatët.

“Falënderojmë Turqinë për faktin që ka pritur më shumë refugjatë në botë për 5 vite radhazi”, u shpreh Grandi duke theksuar se ai i ka dëshmuar personalisht përpjekjet dhe mundësitë shumë të rëndësishme që Turqia ofron, sidomos në lidhje me arsimimin e refugjatëve dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.

Pasi njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të realizojë një tjetër vizitë në Turqi, shefi i UNHCR-së tërhoqi vëmendjen se do të diskutojë me Komitetin Olimpik të Turqisë rreth mbështetjes që mund t’u jepet refugjatëve në sport.

Në fund të fjalës së rastit, Grandi e falënderoi Turqinë edhe për bashkëkryesimin e Forumit Global për Refugjatët./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne