Turqia kërkon pajtim mes 5-shes arabe dhe Katarit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për dialog dhe negociata midis anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), pasi disa nga anëtarët e saj ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Të hënën, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni ndërprenë lidhjet me Katarin, ndarje kjo ndër më të këqijat ndër vite në radhët e shteteve arabe.
Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha në një deklaratë me shkrim se “anëtarët e GCC, me të cilët Turqia është në një aleancë strategjike, duhet të zgjidhin problemet e tyre përmes negociatave, dialogut dhe komunikimit”.
Duke vënë në dukje se Erdogan kishte nisur përpjekjet diplomatike për të zgjidhur “çarjet”, Kalin përsëriti keqardhjen e Turqisë lidhur me këtë incident dhe tha se ishte gati të përmbushë përgjegjësitë e veta në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne