Rajoni

Turqia kontribuon në edukimin e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë

Në kuadër të aktivitete kulturore dhe artistike për personat me aftësi të kufizuara në Prizren, qendra kulturore turke “Yunus Emre” shpërndahu certifikatat për pjesëmarrësit e kurseve “Leximi nuk njeh barriera” dhe “Prodhimi i punëve nga duart që nuk njohin kufi”.

Instituti “Yunus Emre” në Prizren gjatë këtij viti po ashtu ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike për personat me aftësi të kufizuara.

Në fund të këtyre aktiviteteve, të martën në këtë qendër u bë ndarja e certifikatave për personat me aftësi të kufizuara, të cilët morën pjesë në dy kurse të ndara “Leximi nuk njeh barriera” dhe “Prodhimi i punëve nga duart qe nuk njohin kufi”, të cilat u mbajtën gjatë tërë vitit dhe ku pjesëmarrësit e kursit të parë morën pjesë në aktivitete të ndryshme të leximit, kurse ata/ato të kursit të dytë zhvilluan punimet teknike dhe praktike mbi artin e pikturës së drurit.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Prishtinë, Mehmet Ülker tha se këto janë dy aktivitete, të cilat mbahen në formën e takimit të klubeve dhe kanë për qëllim integrimin e personave me aftësi të kufizuara në jetën sociale.

“Në kursin ‘Prodhimi i punëve nga duart qe nuk njohin kufi’ morën pjesë 16, kurse në kursin ‘Leximi nuk njeh barriera’ 12 persona me aftësi të kufizuara, prej të cilëve përfituan gjatë tërë vitit. Ne këtë aktivitet e vlerësojmë si një praktikë me vend dhe projekt i përgjegjësisë sociale, i cili kontribuon në pjesëmarrjen më aktive të këtyre personave në jetën sociale si dhe për ndryshimin e qasjes ekzistuese ndaj personave me aftësi të kufizuara”, tha Ülker.

Ai njoftoi se këto aktivitete, në të cilat kanë marrë pjesë edhe personat me aftësi të kufizuara nga Prizreni, por edhe nga rrethina e tij, janë realizuar në bashkëpunim me organizata të ndryshme civile dhe me mbështetjen e Komunës së Prizrenit.

Ndërsa Tyrkan Basha, kryetare e Shoqatës “Cerebralis” tha se së bashku me pesë anëtarë të tjerë të kësaj shoqate kanë marrë pjesë në këto kurse me ç’rast theksoi se kanë treguar suksese të mëdha.

“Unë them se jemi me aftësi të kufizuara, por tek ne nuk ka kufizime. Para mbajtjes së këtyre kurseve, ka pasur persona që nuk dilnin fare nga shtëpitë e tyre, por me këto arritëm që ata të dalin nga shtëpitë. Jemi shumë të lumtur për këtë, sepse disa prej anëtarëve tanë nuk kishin vetëbesim, me këto kurse ata përfituan vetëbesim dhe ky është suksesi i Institutit ‘Yunus Emre'”, tha Basha./AA

OPINIONE