Turqia ndjek nga afër bisedimet për paqe në Libi

Duke vlerësuar “qëndrimin konstruktiv” të Marokut ndaj zgjidhjes së krizës në Libi, Turqia po ndjek nga afër bisedimet për Libinë të organizuara nga shteti i Afrikës së Veriut, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Nga fillimi, Turqia është angazhuar për një proces politik në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zbatuara nga libianët, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Hami Aksoy.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër takimin e dialogut për Libinë të mbajtur në qytetin Bouznika, Marok”, tha Aksoy.

“Maroku është nikoqir i bisedimeve të Marrëveshjes Politike të Libisë të nënshkruar në vitin 2015 dhe të ratifikuara nga Rezoluta 2259 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

“Turqia i ka mbështetur këto bisedime; ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu personalisht mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin konstruktiv të Marokut ndaj një zgjidhjeje të krizës në Libi”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Dy palët ndërluftuese në Libi u takuan të dielën në qytetin Bouznika.

Në të njëjtën ditë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri libian Fayez al-Sarraj u takuan në Stamboll për të diskutuar zhvillimet në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga forcat besnike të Haftarit, duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave.

Megjithatë, në muajt e fundit situata është kthyer në të mirë të GNA-së dhe kundër forcave të Haftar.

Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me qendër në kryeqytetin Tripoli dhe një zgjidhje jo-ushtarake të krizës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne