Turqia nënshkruan marrëveshjen për ti shitur Katarit 100 tanke Altay

Ankaraja dhe Doha nënshkruan një marrëveshje historike për blerjen e 100 tankeve Altay. Sipas marrëveshjes, prodhuesi turk BMC i mjeteve të blinduara fillimisht do të prodhojë 40 tanke Altay dhe do t’i dërgojë ata në Doha brenda 24 muajve, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

Prodhimi në masë i tankeve Altay do të fillojë me 250 njësi pas shpërndarjes fillestare dhe grumbullimit të tyre në Katar.

Vlera financiare e kontratës nuk është bërë e ditur.

Projekti Altay është programi i parë i Turqisë në zhvillimin e tankut luftarak, i cili përfshin sisteme komandimi dhe kontrolli elektronik, top 120 mm dhe mbrojtje të blinduar, dhe të gjitha të prodhuara nga kompanitë turke të mbrojtjes.

Prototipi i tankut Altay u shfaq për herë të parë para publikut gjatë një shfaqeje të forcës mbrojtëse turke në Stamboll ne vitin 2011/yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne