“Turqia nuk ka agjendë sekrete”

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) mbajti një fjalim në hapje të programit me temë “Takimi i TIKA-s në Ankara”, organizuar në Sallën e Konferencave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

“TIKA nuk është vetëm një organizatë bamirëse, por njëherësh edhe një institucion që ndërton ura mes zemrave; që u vjen në ndihmë të vuajturve në çdo vend të botës”,-u shpreh Kallën.

Nën drejtimin prej shumë vitesh nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Turqia po punon në drejtim të jetësimit të perspektivës së saj për një politikë të jashtme shumëdimensionale,- nënvizoi zëdhënësi Kallën, ndërsa shtoi se Turqia është një vend që kudo që shkon ndjek politikën “win-win”, pra një politikë të favorshme për të gjitha palët.

Asnjë projekt apo politikë rajonale nuk mund të realizohet dhe të ketë sukses pa marrë në konsideratë Turqinë,- vazhdoi Kallën, dhe duke iu referuar fjalëve të Erdoanit “Bota është më e madhe se pesë”, “Ne erdhëm në pushtet për t’u shërbyer njerëzve”, theksoi se Erdoani nuk shpreh vetëm qëndrimin e vet politik të Turqisë, por në të njëjtën kohë shpreh edhe këndvështrimin e tij botëror.

Shembujt më konkretë të kësaj duken tek aktivitetet që bëjnë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Departamenti i Çështjeve Fetare (Dijaneti), Instituti i Kulturës “Yunus Emre”, Departamenti për Turqit që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB),- u shpreh Kallën duke shtuar se edhe institucionet e tjera që veprojnë jashtë vendit, duke punuar njësoj si këto (institucionet e përmendura më lartë) përpiqen për zbatimin e këtij vizioni kudo që ato shkojnë.

“Turqia në asnjë rajon të botës nuk ka një agjendë të fshehtë. Turqia ka një perspektivë të tillë në politikën e saj të jashtme; atë që thotë në Ankara, atë thotë edhe në Stamboll, atë thotë edhe në Ballkan, edhe në Azi, edhe në Afrikë”, përfundoi zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne