“Turqia nuk mund të bëjë sehir katastrofën humanitare që po ndodh para syve të saj”

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, tha se Turqia nuk mund të vështrojë pa bërë asgjë katastrofën humanitare që po ndodh para syve të saj.

Regjimi i Esadit është përgjegjës për miliona njerëzit e zhvendosur, për refugjatët, krimet e luftës, sulmet me armë kimike, terrorizmin dhe destabilitetin rajonal,- shkruan Altun në postimin që ka bërë në anglisht në llogarinë e tij në «Twitter».

Sjellja e tyre agresive në Idlib ka treguar se regjimi nuk është i besueshëm. Ai [regjimi] duhet ndalur dhe të mbajë përgjegjësi. Regjimi i ka shkelur të gjitha marrëveshjet që janë bërë që nga fillimi i luftës civile [2011]; ka vrarë qytetarët e vet dhe i ka shkelur të gjitha vlerat morale që ekzistojnë,- thotë Altun në vijim të mesazhit të tij.

“Ata që mbështesin një regjim të tillë duhet ta kenë të qartë se kështu do ta bëjnë rajonin edhe më të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm. Turqia përpiqet të zbatojë marrëveshjen për zonën e çtensionimit, që është arritur me Rusinë dhe Iranin si pjesë e proceseve të Astanës dhe Soçit. Regjimi po i shkel dispozitat e kësaj marrëveshjeje duke sulmuar civilët me pretekste të kota me qëllim për të marrë kontrollin e Idlibit. Ne nuk do të tërhiqemi nga marrëveshjet dhe nuk do të lejojmë që ky regjim i urryer të vrasë me miliona civilë apo ti shtyjë ata drejt kufijve tanë. Regjimi ka shkaktuar mjaftueshëm kaos dhe shkatërrim në rajon. Turqia nuk mund të bëjë sehir katastrofën humanitare, që po ndodh para syve të saj, pa bërë asgjë”,- nënvizon drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në «Twitter»./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne