Turqia partner besnik i Malit të Zi në investime

Vlera e mallrave ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë në vitin 2018-të ka qenë 100 milionë euro. Ndërkohë që Malin e Zi e kanë vizituar 45.000 turistë nga Turqia të cilët kanë realizuar 110.00 bujtje. Në ekonominë e këtushme nga viti 2010 Turqia ka investuar 187 milionë euro, prej të cilave 54 milionë në vitin 2018-të. Me këto të dhëna shteti i Turqisë radhitet në vendin e pestë të investitorëve më të fuqishëm në Malin e Zi. Trendet pozitive shënohen edhe në katër muajt e parë të këtij viti ku shkëmbimi i mallrave kap shifrën prej 45 milion. Në Mal të Zi veprojnë 2.282 sipërmarrje nga Turqia. Këto të dhëna u prezantuan në takimin që kryetari i Dhomës Ekonomike të Malit të Zi, Vlastimir Goluboviq pati me Ambasadoren e Turqisë Songul Ozan. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ekziston hapësira që ato të forcohen edhe më shumë, për çfarë ndihmesë mund të japin edhe dhomat ekonomike të dy vendeve.

Turqia edhe më tej do të nxisë kompanitë e veta që të investojnë në Mal të Zi dhe dyert e Ambasadës janë të hapura për afaristët e Malit të Zi që dëshirojnë të kontribuojnë në shkëmbimin e mallrave, ka thënë ambasadorja Ozan dhe ka shtuar se qëllimi është hapja e vendeve të reja të punës dhe zbutja e papunësisë. Në këtë drejtim mund të sjellim edhe përvojën e Turqisë ka shtuar znj. Songul Ozan. Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit Ambasadorja Ozan ka theksuar se në këtë fushë Turqia ka realizuar afro 30 milionë euro. Sipas saj parakusht për zhvillimin e turizmit është lidhja me veprimtarinë agrare dhe infrastruktura rrugore, e Turqia është e gatshme që në këtë drejtim të japë kontributin dhe përvojën e vet.

Nga ana tjetër Kryetari i dhomës ekonomike të Malit të Zi, Vlastimit Goluboviq ka thënë se turizmi, komunikacioni energjetika dhe bujqësia janë fushat prioritare të zhvillimit të vendit. Ai e ka njoftuar Ambasadoren Ozan me projektet aktuale që po realizohen në këto fusha, ku theks të veçantë i ka kushtuar punës së kompanive të mëdha turke siç janë “Port of Adria” dhe Toshçelik, të cilat planifikojnë të zgjerojnë kapacitetet e tyre në Mal të Zi. Goluboviq po ashtu i ka prezantuar Ambasadores Songul Ozan organizimin e punëve të Dhomës Ekonomike duke veçuar që ajo është në shërbim të gjithë anëtarëve të saj, ku bëjnë pjesë edhe kompani turke që veprojnë në këtë republikë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne