Bota

Turqia prezanton armën e re “Alka”

Turqia ka zhvilluar Sistemin “Alka” të Armës së Drejtuar me Energji. Ajo është një armë e fjalës së fundit të teknologjisë për të neutralizuar dronët e ngarkuar me eksplozivë dhe bombat artizanale që kohët e fundit po përdoren gjithnjë e më shumë në sulme nga grupe të ndryshme, shkruan Radio Televizioni Turk.

Në pamjet e testit që u transmetuan për herë të parë, “Alka” eliminoi me sukses maksimal kërcënime të llojeve të ndryshme, siç janë bombat artizanale, dronët që shkelin sigurinë, dronët e ngarkuar me municion, dronët spiunë dhe sulmet me tufë dronësh.

“Alka” është e pajisur njëkohësisht me një sistem të shkatërrimit me laser dhe me një sistem të interferencës elektromagnetike.

Falë radarëve dhe sistemeve elektrooptike , arma e re e Turqisë është e aftë të gjurmojë dhe shkatërrojë disa objektiva njëkohësisht.

OPINIONE