Bota Opinion

Turqia do të jetë humbsja më e madhe e atyre që ndodhën në Idlib

Nga Abdulbari Atvan

Duket se humbësi më i madh që do të dalë nga ngjarjet në Idlib do të jetë Turqia. Erdogani është i detyruar që të bëjë një zgjedhje shumë të vështirë. Nëse zgjedh të qëndrojë asnjanës dhe të mos marrë anën e asnjërës palës do të humbë nëse jo të gjithë, pjesën më të madhe të ndikueshmërisë së Turqisë në Siri dhe Irak.

Plani që fshihet pas sulmeve në Idlib

Ushtria siriane, me mbështetjen tokësore të iranianëve dhe me mbështetjen ajërore të rusëve po përparon me shpejtësi duke marrë në rajonin e Idlibit qytezën e Sinxharit dhe me dhjetra fshatëra në zonën fshatare si dhe po përgatitet për luftë që të marrë bazën ajërore të Ebu Zuhrit që ndodhet 50 km në largësi.

Për të kuptuar arsyen e këtyre sulmeve duhet të kthehemi mbrapsht të analizojmë natën e 5-6 janarit, kur 13 avionë pa pilotë sulmuan Hmeimimin dhe pse sulmuan me raketa dhe topa ajëri bazën ajërore dhe detare të Rusisë në Tartus.

Ky sulm solli si rezultat vdekjen e zyrtarëve rusë si dhe plagosjen e shtatë të tjerëve. Raketat u parandaluan dhe u neutralizuan si dhe u rrëzuan avionët pa piotë, megjithatë tre prej tyre nuk u bë e mundur që të goditeshin. Shumica e lajmeve të asnjanshme kanë arritur në përfundimin se gjatë këtij sulmi nuk është goditur asnjë avion rus ushtarak; fotot që qarkullojnë nëpër mediat sociale në lidhje me 7 avionë të goditur i përkasin ndnjë ngjarjeje dhe vendi tjetër.

Kërkuesit rusë që kanë analizuar avionët pa pilotë kanë arritur në përfundime që kanë qënë surprizuese për udhëheqjen ruse dhe për analistët strategjike

Pikë së pari, këto avionë pa pilotë që fillimisht mendohej se ishin bërë në kushte shtëpiake në të vërtetë ishin në mënyrë surprizuese të sofistikuara dhe përbanin mekanizma moderne të kontrollit dhe të hedhjes së raketave. Një zbulim i këtillë ka krijuar shqetësime të konsiderueshme në Moskë.

Pikë së dyti, ekzistojnë vetëm dy shtete që kanë këtë lloj teknologjie të hedhjes së raketave dhe kontrollit të tyre dhe që bëjnë prodhimin e këtyre droneve: SHBA-ja dhe Izraeli. Analistët rusë kanë dyshime për përfshirjen e Izraelit në këtë punë duke qënë se janë tërhequr gjithënjë nga krijimi i një aarmiqësie me Moskës dhe mbështesin më shumë alternativën se burimi i droneve është SHBA-ja.

Pikë së treti, këto avionë papilotë si dhe raketat dhe topat e hedhur kanë ardhur nga zonat e Idlibit që janë nën kontrollin e Frontit Tahrir esh-Sham.

Së katërti, vënia në fluturim i avionëve pa pilotë dhe sulmi në Hmeimim janë të ndërlidhura me prezencën e SHBA-së në veri të Sirisë – krijimi i një pike mbështetëse për ushtarët amerikanë dhe izraelitë– dhe me krijimin e një prite tjetër kurde në këtë rajon. Rusia, Siria, Irani dhe Turqia i shohin këto si prova që vërtetojnë qëllimet e amerikanëve. Ky brez i ri që po krihohet ka nevojë për një korridor që të mund t’i bëjë dalje në Detin Mesdhe, sepse pa një dalje në det nuk do të ketë asnjë rëndësi strategjike.

Së fundmi, radari rus ka arritur të zbulojë se në natën e këtyre sulmeve janë zbuluar avione spiunë amerikanë që kanë kaluar katër orë para sulmeve në një lartësi shumë të lartë mbi Hmeymim dhe Tartus.

Zgjedhja e Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani është tërsisht i vetëdijshëm se për shkak të ambicieve të tij strategjike në Siri dhe në rajon është dyfish edhe më i rrezikuar. Rreziku i vjen edhe nga plani amerikan për të krijuar një bashkim kurd edhe nga fika se ushtria siriane e mbështetur nga rusët dhe nga iranianët është duke përparuar gjithnjë e më shumë në Idlib dhe ushtria turke mund të humbasë kalanë e saj të fundit të madh ku do të rrezikohen focat e saj të deleguara që përbëjnë opozitën siriane si Fronti Nusra, Ushtria e Lirë Siriane dhe Ahraru’sh Sham. Një gjë e këtillë do të thotë se prezenca e Turqisë në Siri dhe ndikueshmëria e saj atje po shkon drejt fundit.

Ministria e jashtme turke, ditën e mërkurë ka thirrur ambasadorin e SHBA-së ndërsa ditën e martë ambasadorët e Iranit dhe Rusisëpër të shfaqur protestën e tyre kundrejt qeverive përkatëse. (…)

Sulmi suprizë në Hmeimim rrit edhe më tej riskun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë (apo nëpërmjet forcave të deleguara) mes SHBA-së dhe Rusisë në territoret e Sirisë.

Ka shume spekulacione në lidhje me mundësitë e zgjedhjes që ka Rusia nëse merr vendimin për të krijuar milici.

Moska me qëllimin për spastrimin e plotë të gjithë grupimeve të armatosura dhe me marren nën kontroll të plotë të qeveriisë, mund të qëndrojë mbrapa një sulmi më gjithë fuqinë për të marrë nën kontroll zonën e Idlibit. Duket se këtë detyre e ka marrë në dorë prej shumë kohësh tashmë Siria.

Si alternativë, Rusia mund të zgjedhë edhe një alternativë tjetër që t’i drejtojë forcat iraniane dhe milicitë mbrojtëse të regjimit që të sulmojnë drejtpërsëdrejti ushtrinë amerikane që gjendet në Siri dhe në Irak. (në një mënyrë të ngjashme me sulmet me bomba në bazat ushtarake detare amerikane në Beirut që e detyruan SHBA-në në itin 1983 që të tërhiqte prezencën ushtarake nga Libani.) Po kështu në mesin e alternativave është edhe mundësia që ashtu siç ka përdorur grupimet e armatosura në Afganistan për të luftuar kundër njësive të SHBA-së dhe të NATO-s, mund t’iu mundësojë këtyre grupimeve avionë pa pilotë.

Alternativa më e mundshme është kjo: Moska, për të parandaluar ndonjë sulm të ardhshëm kundrejt njësive të saj në Siri si hap të parë mund të mbështesë alternativën e parë dhe të mjaftohet me kaq dhe më pas – duke marrë parasysh kryesisht qëndrimin që do të mbajë SHBA-ja – mund të rimendojë sesi do të veprojë.

Gjasat janë se humbësi më i madh nga ngjarjet në Idlib do të dalë Turqia. Nëse i përdor njësitë ushtarake për të parandaluar përprimin e mëtejshëm të ushtrisë siriane dhe për të mbrojtur forcat e milicive të saj aleate do të thotë se do të hyjë në luftë me rusët, iranianët si dhe me sirianët. Në këtë situatë, nëse ndërmerr një ndërhyrje ushtarake kundrejt kurdëve për të prandaluar ndonjë lëvizje të amerikanëve për të krijuar një prezencë të kurdëve në Menbixh dhe Afrin, këtë herë pa marrë asnjë mbështetje nga aleatët iranianë dhe rusë do të detyrohet të përballet e vetme kundër SHBA-së.

Erdogani nuk mund të përballojë humbjen e Putinit si aleat të tij. Aktualisht pyetja të cilës kryetari i shtetit rus po mundohet t’i gjejë përgjigje është nëse Turqia ka qënë në dije apo jo, dhe nëse ka qënë në dije nëse ka luajtur ndnjë rol apo jo në sulmet me avionë pa pilotë nga Idlibi në Hmeimim. Nëse kjo përgjigje do të jetë pozitive, rezultatet pasardhëse mund të jenë shumë të rëndësishme dhe vendimtare: do të krijohet një krizë që do të kalojë atë kur Turqia në vitin 2015 rrëzoi një avion rus.

Erdogani është i detyruar që të bëjë një zgjedhje shumë të vështirë. Nëse zgjedh të qëndrojë asnjanës dhe të mos marrë anën e asnjërës palës do të humbë nëse jo të gjithë, pjesën më të madhe të ndikueshmërisë së Turqisë në Siri dhe Irak. Në të kundërt është i detyruar që të marrë një vendim të prerë dhe të guximshëm që të pozicionohet në mbështetje të Rusisë ose të SHBA-së. Dhe derisa të marrë këtë vendim, ushtria siriane do të ketë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Idlibit.

Burimi : İntizar.web/ ML