Turqia i vendos emrin e pashait osman Fahreddin Pasha rrugës në të cilën ndodhet ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ankara

Rruga ku ndodhet ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ankara do të riemërohet sipas emrit të komandantit osman Fahreddin Pasha, mbrojtësit të Medinës gjatë Luftës së Parë Botërore, emri i të cilit shkaktoi debate mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë.

Shkaku i konfliktit ishte një shkrim ne Twitter nga Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Shejh Abdullah bin Zayed al-Nahyan, i cili akuzoi osmanët për kryerje krimesh kundër vendasve në Medinë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Të martën, Nahyan postoi një shkrim në llogarinë e tij zyrtare ku thoshte: “A e dini se në vitin 1916, turku Fahreddin Pasha kreu krime kundër popullit të Medinës, vodhi pronat e tyre dhe i dergoi me tren drejt Damaskut dhe Stambollit? Turqit vodhën edhe librat e shkruar me shkrim dore nga Biblioteka Mahmudia dhe i çuan në Stamboll. Kjo është historia e paraardhësve të Erdoganit dhe asaj që i bënë arabëve muslimanë”.

Nahyan akuzoi Fahreddin Pashën, guvernatorin ushtarak osman të Medinës i cili shërbeu nga vitet 1916-1919, për kryerjen e krimeve kundër popullatës lokale, duke përfshirë vjedhjet e pronës dhe reliket e shenjta të varrit të Profetit Muhamed.

Vërejtjet morën kritika të ashpra nga politikanët e mëdhenj turq, duke përfshirë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se osmanët nuk kishin bërë asgjë më tepër, por vetëm detyren për të mbrojtur vendet e shenjta të Islamit.

Pak ditë pas provokimit të ministrit të Emirateve, kryebashkiaku i Ankarasë Mustafa Tuna vendosi të riemërtonte Rrugën 613, ku ndodhet ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe, si një reagim ndaj incidentit.

Emri i rrugës pritet të ndryshohet në emrin “Fahreddin Paşa Sokağı” (Rruga Fahreddin Pasha) pas mbledhjes së parë të këshillit bashkiak./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne