Shqiperia Sociale

U akuzua se përdhunoi nusen e djalit, vjehrri: Gati të bëj analizat

Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë nusen e djalit e cila helmoi vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Eduart Stafa  i kontaktuar nga Report TV ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës. Stafa deklaroi se 19 vjecarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij. I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.

Stafa insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin. Ai nuk e fal më nusen e djalit për herë të tretë.

“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, shprehet ai

Ndërsa lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo, ai tha se e po e pres të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa.

2 ditë më parë gjykata e lartë e la të lirë Elda Tanushin në kushtet e arrestit të shtëpisë edhe pse ajo akuzohet për tentativë vrasje. Përpara gjyqtares ajo ishte konfuze me deklaratat dhe dëshmitë e saj ku tha se qëllimi ishte të helmonte vjehrrin se ky e kushte përdhunuar.

OPINIONE