U martua me miliarderin iranian, i thonë se “nuk është shqiptare pasi shkon me arab”

Historia e dashurisë mes shqiptares Emina Cunmulaj dhe miliarderit irianian Sam Nazarian është e njohur tashmë për publikun shqiptar, pasi vetë modelja ka rrëfyer nëpër intervista të ndryshme se si janë njohur apo se si e bëjnë martesën e tyre të funksionojë. Cifti ka dhe dy vajza e duken më të lumtur se kurrë.

 

E megjithatë, fakti që Emina ka zgjedhur për partnerin e jetës një irianian duket se është i paparanueshëm nga një ndjekës i saj në Instagram. Këtë na e ka treguar vetë modelja, e cila ka shpërndarë mesazhin e personit në Insta-story që është pak a shumë kështu: “Shkon me arab, nuk je shqiptare..” dhe përfundon me një ofendim ku përfshin dhe Serbinë, si ccdo “patriot” i rrjeteve sociale.

Emina sigurisht nuk mund ta humbiste këtë rast, edhe pse e kanë ofenduar, që ti kthene një përgjigje këtij personi ashtu siç di vetëm ajo: “E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptare nga ajo që jam unë…Turp të kjoft…Se e shkreta nonë bela edhe me halle ta ka rrit trupit e ta ka mësua të keqen nga e mira, por ti djal shko gjej ndonji pun e mos hup kohe me energji negative se per bes more vlla kshtu ndahen njerezit”. Gjithashtu më poshtë ajo shkruan: “Edhe kyt pot a them, më vjen shumë gjynaf për ty, zoti të kjoft në ndihmë se e paske për nevojë”. Mësime nga modelja shqiptare se si të mbash një qëndrim dhe të japësh një mesazh.

Kujtojmë që Emina në fakt është shumë e angazhuar për çeshtjet që i përkasin Shqipërisë dhe vendlindjes së saj, duke u nisur që nga bamirësia, përmirësimi i imazhit nëpër botë dhe së fundmi fushata që bëri në rrjetet sociale për zgjedhjet në Malesinë e Tuzit, ku fitoi koalicioni i përbashkët shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne