Shqiperia

U nis për peshkim në Pogradec, dallgët e nxjerrin në Maqedoni, gjendet 58-vjeçari

Një peshkatar ka humbur sot në liqenin e Pogradecit. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët të cilët thonë se kanë humbur kontaktet me të afërmin e tre, pasi ai ka dalë më varkë në mëngjes dhe nuk janë lidhur më me të.

Familjaret kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare, janë vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur. Deri tani kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Policia kufitare ka njoftuar edhe palën maqedonase, pasi dyshohet se varka mund të jetë shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit.

Por pas disa orë kërkimesh dhe kontaktesh me palën maqedonase u mësua se dallgët e kanë nxjerrë në krahun tjetër të liqenit të Ohrit peshkatarin D.M, 58 vjeç, i cili është nxjerrë në breg nga pala maqedonase.

OPINIONE