Bota

U përdhunua nga murgesha e kishës katolike, pas 62 vitesh zbulon një fshehtësi shokuese

Edward Haye, djaloshi i cili u përdhunua sistematikisht në kishën ku ai merrte mësim në kishë ka zbuluar se është baba në moshën 76 vjeçare.

Ai u abuzua për tri vite rresht duke filluar nga mosha 12 vjeçare në shtëpinë katolike “John Reynolds” në Lanchire.

Murgesha e obsesionuar mbeti shtatzënë dhe Edward ishte dërguar në Irlandë, duke u ndarë kështu nga kisha ku ai po jetonte.

Por Edward nuk e diti kurrë që nga ky abuzim që përjetoj, ai u bë baba. Kurse murgesha pasi lindi vajzën e saj, la kishën dhe po ashtu edhe vajzën për të martuar përsëri dhe lindur katër fëmijë të tjetër, dhe jetoi në Londër deri në vitin 2002 kur ndërroi jetë.

Kurse ata që e përjetuan po ashtu keq ngjarjen, janë fëmijët e saj të cilët pas publikimit të kësaj historie dhe përmendjen e së ëmës me emër dhe mbiemër kuptuan që ajo kishte qenë një abuzuese dhe gjithashtu se kanë një motër të madhe që nuk e dinin.

Kurse, Edward kishte bërë thirrje në Vatikan që të gjendej e bija e tij dhe vetëm ta dinte se ajo jetonte e lumtur dhe kishte një jetë të mirë. Sipas tij vetëm kështu mund të vdiste i qetë