U procedua penalisht pas takimit me fermerët në Divjakë/ Reagon Salianji: Propagandë për të trembur qytetarët

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, e ka konsideruar element propagandistik procedimin penal ndaj tij, pas një takimi të zhvilluar ditën e djeshme më disa fermerë në Divjakë.

Me një lidhje me Skype për “News 24”, Salianji tha se kishte zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët dhe se ishte respektuar distanca, ndërsa theksoi se procedimi penal është bërë “për të trembur qytetarët”.

“Janë në distancën e duhur dhe është në një zonë që është zonë e gjelbër, e shpallur nga qeveria, është një zonë fermerësh dhe nga kjo lejohen të dalin lirisht. Është një bashkëbisedim. Nuk mund të ketë ligj kundër qytetarëve.

Ky është një element propagandistik që nuk vlen fare nga ana ligjore, nëse do kishin merakun e ligjit së paku do kontaktonin e do merrnin shpjegimin e duhur. Fakti që tentojnë të thonë direkt se po shkohet ën procedim penal e bëjnë për të trembur qytetarët që i ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë.

Kjo është katastrofa Rama që po e vështirëson jetën e qytetarëve. Unë do të vazhdoj aktivitetin duke takuar qytetarët po njësoj. Nuk mund të jetë një vend ku disa janë më të barabartë se të tjerët.

Kur shikon lakejtë e qeverisë që shkojnë shpërndajnë pako e hynë në për shtëpitë e njerëzve për të bërë një foto, do të dalim të dëgjojmë hallet e shqiptarëve.

Veç maskave, distanca është respektuar, është një bisedë dhe dëgjesë, kur ka të tilla bashkëbisedime, nuk më takon mua t’ju imponojë qytetarëve rregulla”, tha Salianji./ BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne