Ukrainë, Kreu i anti-korrupsionit dënohet për abuzime financiare

Një gjykatë e apelit në Ukraninë mbështeti akuzat për korrupsion ndaj shefit të anti-korrupsionit të vendit, Artem Sytnyk.

“Sytnyk është fajtor për pranimin e dhuratave me një vlerë rreth 2 000 dollarë, duke tejkaluar shumën e lejuar”, deklaroi gjykata në qytetin veriperëndimor, Rivne.

Sytnyk, i cili ka drejtuar Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë për katër vjet, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej rreth 150 dollarë./ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne