Shqiperia

Ulet papunësia tek të rinjtë, pasi ata janë larguar nga Shqipëria

Gjatë vitit 2016, popullsia e grup-moshës 15-29 vjeç u ul me 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë raportoi INSTAT në publikimin e fundit “Shqipëria në shifra 2016”.

Ulja e forcës së punës korrespondon në të njëjtën përqindje sa edhe ulja e papunësisë në këtë grup moshë.

Shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë në vitin 2016 arriti në 28,9 % (29,7 % për meshkujt dhe 27,8 % për femrat) nga 33,2 % (32,3 % për meshkujt dhe 34,7 % për femrat) që ishte një vit më parë.

Të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë as në punësim e as duke vazhduar shkollën apo ndonjë trajnim përbëjnë 30,0 % të të rinjve gjithsej të papunë për vitin 2016. Shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rënie prej 4,3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT.

Tregu shqiptar i punës gjatë vitit 2016 u karakterizua nga një rënie e shkallës së papunësisë krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë në 2016 për popullsinë e grup-moshës 15 vjeç e lart arriti në 15,2 % duke shënuar një ulje me 1,9 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9 %. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.

Shkalla e punësimit rezulton më e lartë tek meshkujt se sa te femrat. Hendeku gjinor në punësim për grup-moshën 15-64 vjeç në vitin 2016 është 12,2 pikë përqindje (61,9 % për meshkujt përkundrejt 49,7% për femrat).

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes kryesisht në fermat bujqësore.

Femrat kanë 1,7 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes (31,2 % e femrave të punësuara dhe 18,2 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes në vitin 2016).

Në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9 %. Në nivel vendi, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.

Shkalla e punësimit rezulton më e lartë tek meshkujt se sa te femrat. Hendeku gjinor në punësim për grup-moshën 15-64 vjeç në vitin 2016 është 12,2 pikë përqindje (61,9 % për meshkujt përkundrejt 49,7% për femrat).

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes kryesisht në fermat bujqësore. Femrat kanë 1,7 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes (31,2 % e femrave të punësuara dhe 18,2 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes në vitin 2016).

OPINIONE

INTERVISTA