Në këtë potestë në mbështetje të Palestinës morën pjesë thuajse të gjithë besimtarët e Ulqinit dhe qytetarë të tjerë me ndjenja humane në mbështetje të viktimave të masakrave Izraelite. Kjo protestë sic mësohet nga pjesmarrësit për Gazetën Impakt, ishte planifikuar të organizohej që në javën e shkuar dhe ishin bërë aplikimet për leje në polici, por ishte urshtruar presion nga konsulli izraelit me preteksin që kjo protestë nuk është konform ligjit, kështu u shty për këtë javë. Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë gjithë Europën , në kohën e caktuar për protestë moti ishte në favor të protestuesve duke i mundësuar atyre pjesmarrje në numër të madh. Marshimi paqësor filloi nga Xhamia e Qendrës deri tek Xhamia e Marinarëve në Riv të Ulqinit, nga ora 15:00 deri në 17:00 të datës 5 Nëntor 2023.