Bota

UNICEF: Në Mianmar për çdo ditë vdesin 150 fëmijë nën moshën 5 vjeçare

UNICEF deklaroi se në Mianmar për çdo ditë vdesin 150 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. Fondi i OKB për Fëmijë ka deklaruar se shumica e fëmijëve në këtë vend vdesin për në javët e para pas lindjes për shkak të pasojave të lindjes dhe të metave fizike.

Kjo është në kohën kur fëmijët e tjerë vdesin për shkak të infektimit me sëmundje të ndryshme të brendshme. Sipas UNICEF, në Mianmar një e treta e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare vuajnë nga moszhvillimi normal në bazë të moshës së tyre dhe 30% e fëmijëve në këtë vend vuajnë nga kequshqyerja. UNICEF gjithashtu ka raportuar se nga çdo 3 fëmijë nën moshën 18 vjeçare, dy prej tyre nuk shkojnë në shkollë ndërsa gjysma e tyre rriten pa përfunduar shkollimin fillor./ PT

Etiketa

OPINIONE