Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për mbrojtjen e Al-Aksasë dhe Kudsit

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë duke dënuar serialet që nxisin normalizimin me Izraelin okupues, i bëri thirrje umetit islam për mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa dhe Kudsit.

Në një deklaratë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali al-Karadagi dhe kryetari Ahmed er-Raysuni, serilalet që inkurajojnë normalizimin me Izraelin cilësohen si “banale” dhe “dezinformuese të medias”.

Bota islame në ditët e sotme gjatë muajit Ramazan që po kalon, përballet me 4 lloje murtajash, nga të cilat e para është koronavirusi i ri (COVID-19), e dyta murtaja e okupuesve sionistë ndërsa dy të fundit janë “media dezinformuese” dhe “serialet banale” thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë tërhiqet vëmendja se lloji i fundit i murtajës, bën propagandën e okupuesve, nxit normalizimin dhe besnikërinë ndaj atyre që okupojnë Kudsin dhe xhaminë Al-Aksa si dhe përmban padrejtësi, tirani dhe shtypjen e lirive.

Në deklaratë umetit islam i bëhet thirrje që të mbrojnë Al-Aksanë dhe Kudsin si dhe të qëndrojnë pranë vëllezërve të Kudsit dhe atyre palestinezë me të gjitha mundësitë materiale dhe shpirtërore.

Ndër të tjera, umetit musliman dhe të gjithë botës i bëhet thirrje që të luten për shpëtimin nga kjo dhe murtajat tjera si dhe kryesisht personave të pasur u kërkohet që të ndihmojnë personat që janë në nevojë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne