Unioni i tregtisë i Norvegjisë e bojkoton Izraelin për Palestinën

Organi më i lartë i Unionit të Tregtisë të Norvegjisë ka votuar në favor të bojkotit ekonomik, kulturor dhe akademik të Izraelit për shkak të mënyrës se si i trajton palestinezët.

E si kundërpërgjigje, Tel Avivi ka thënë se unioni norvegjez është rreshtuar krah për krah me armiqtë më të mëdhenj të Izraelit.

Konfederata Norvegjeze e Bashkësive Tregtare (LO) mori këtë vendim në Kongres të premten që lamë pas, raportojnë mediat lokale.

Kongresi është autoriteti më i lartë i kësaj Konfederate dhe mban takime çdo katër vite.

Përfaqësuesit e mbledhur në këtë Kongres kanë thënë se Konfederata duhet të nisë përpjekjet për bojkot ndërkombëtar të Izraelit në aspektin ekonomik, akademik dhe kulturor.

Ende nuk është e qartë se si do të zbatohet ky bojkot i propozuar.

Bojkoti do të shërbejë si instrument për Palestinën që të njihet si shtet, si dhe për t’i dhënë fund okupimit të tokës palestineze dhe bllokadës së Gazës, raportojnë mediat norvegjeze, duke e cituar Kongresin.

Jan Olav Anderson, anëtar i komitetit editorial të LO, i cili votoi në favor të bojkotit, ka thënë: “Mjaft është mjaft!”

Por, ministri i Jashtëm i vendit, Borge Brende, e ka kritikuar votën e Konfederate, duke thënë se Qeveria e kundërshton fuqishëm idenë.

“Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe dialog, jo bojkot,” ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress