Ushtarët izraelitë arrestojnë 22 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 22 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në tetë qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor janë organizuar bastisje nëpër shtëpi të palestinezëve, gjatë të cilave janë arrestuar 22 palestinezë me akuzën për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”.

Ndryshe, forcat izraelite shpeshherë organizojnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të okupuara, duke arrestuar palestinezë nën akuza të ndryshme.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne