Ushtarët izraelitë arrestuan 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se në operacionin e mbrëmshëm në Bregun Perëndimor u arrestuan 6 palestinezë me pretendim “për përfshirje në akte terroriste”.

Në deklaratë bëhet e ditur se palestinezët e arrestuar janë dërguar për tu marrë në pyetje në qendrën e arrestimit në rajon.

Forcat izraelite shpesh herë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite gjenden 450 të burgosur administrativë, 11 deputetë dhe mbi 6 mijë e 500 palestinezë, ndër të cilët edhe 300 fëmijë.

Izraeli, palestinezët, të cilët i ka quajtur “të burgosur administrativë”, duke u bazuar në shërbimin informativ, mund t’i ndalojë nga 1 muaj deri në 6 muaj.

Nëse vendoset se i arrestuari “përbën rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak mund t’a burgosë të arrestuarin deri në 5 vjet, edhe pse ky i fundit nuk ka marrë pjesë në krim.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne