Bota

Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez në kufirin e Gazës

Një palestinez është martirizuar dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në kufirin jugor të Rripit të Gazës nën bllokadë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj dy palestinezëve që ndodheshin në afërsi të telave kufitarë në lindje të rajonit Abasan. Si pasojë njëri nga palestinezët humbi jetën dhe tjetri u plagos.

Më pas ushtarët izraelitë hapën zjarr edhe ndaj të rinjve palestinezë që tentuan të merrnin personin e martirizuar dhe personin e plagosur. Në ngjarje u plagosën edhe dy palestinezë të tjerë pasi u qëlluan në këmbë.

Bëhet e ditur se Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me situatën.

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, thuhet se është hapur zjarr ndaj dy palestinezëve në pjesën jugore të Rriptit të Gazës dhe se është vërejtur se këta persona janë qëlluar.

Më tej në deklaratën ku pretendohet se palestinezët e vendosur në shenjestër kanë vënë shpërthyes në kufi, nuk janë dhënë informacione të detajuara./AA