Ushtarët izraelitë vrasin të riun palestinez në Bregun Perëndimor

Një i ri palestinez ra dëshmor gjatë bastisjes së ushtarëve izraelitë në qytezën Burkin të varur nga qyteti Xhenin në veri të Bregut Perëndimor i mbajtur nën pushtim nga Izraeli.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, bëhet e ditur se “Një palestinez ra dëshmorë si pasojë e plagosjes nga forcat pushtuese izraelite gjatë ngjarjeve të përjetuara në Xhenin”.

I riu i plagosur rëndë në kokë nga ushtarët izraelit u dërgua menjëherë për kurim në Spitalin Shtetëror të qytetit dhe pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore nuk mundi të shpëtojë.

Mësohet se i riu palestinez 19-vjeçar, që ra dëshmor në Burkin, quhej Ahmed Semir Ebu Ubeyd.

Ndërkaq dëshmitarët okularë bënë të ditur se në ngjarje u plagosën 19 palestinezë ndërsa 8 të tjerë u arrestuan.

Në bastisjen e ushtarëve izraelitë me tanke dhe buldozerë u bënë kërkime në shumë shtëpi dhe u shemb një dhomë dhe një stallë bagëtish./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne