Ushtria serbe është duke zhvilluar armë, raketa e blinda të reja

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubish Dikoviq ka deklaruar se Serbia është duke zhvilluar armë, raketa e blinda të reja, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell rts, Serbia në periudhën e shkuar, industria ushtarake e Serbisë ka punuar me kujdes në gjetjen e zgjidhjeve dhe në modernizimin e sistemeve ekzistuese të armëve si dhe krijimin e armëve të reja që do të prodhohen.

Këto armë e armatime, ka thënë ai do të demonstrohen në ushtrimet ushtarake që do të në këtë vend.

“Në këto ushtrime do të tregojmë armët në zhvillim, karakteristikat e tyre, specifikat, përkatësisht fuqinë e tyre. Do t’i tregojmë mbi 40 armë e mjete që janë ose të reja ose në fazën e zhvillimit, do të shihen për herë të parë edhe sistemet raketore, ato të blindimit të cilat qytetarët do t’i shohin për herë të parë”, ka thënë Dikoviq duke shtuar se në këto manovra do të ketë befasi siç është për shembull lansuesi i raketave të kalibrave të ndryshëm “Morava”, pastaj ai “Milosh” ku janë ndërthurur të gjitha mundësitë dhe mund të kryejë detyra në largësi më të mëdha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress