Shqiperia

Vaksinat e gripit, Bardh Spahia: Rama mashtron, ato gjithmonë falas kanë qenë

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në një postim në facebook pas deklarimeve të kreut të qeverisë për vaksinën falas.

“Rama mashtron”, shkruan ish deputeti duke shtuar se “vaksina e gripit për grupet e riskut ka qenë gjithmonë falas”. “Gjendjen katastrofike të shëndetësisë, nuk mund ta shpëtojë një vaksinë”.

Postimi i plotë:

MASHTRIM I ZAKONSHEM APO RRJEDHJE?

Rama sot gjeti të “krenohet” me 1 tjetër gjoja arritje të shendëtsisë falas; me vaksinën falas për gripin stinor. I bëj me dije zotit Rama që vaksinimi për shtresat ne risk ka qenë gjithmonë falas. Dielli nuk mbulohet me shoshë zoti Rama!

Dhe gjendjen katastrofike ku ndodhet shendetësia sot nuk mund ta shpëtojë 1 vaksinë falas. Po bën 7 vjet në atë karrige dhe akoma shet mend me arritjet qe ka gjetur!

Suksesi” i vetëm janë PPP-të që po ia lë në kurriz si borxh brezave pasardhës! Turp e faqe e zezë!

 

OPINIONE