Bota

Vazhdojnë krimet e koalicionit amerikan në Siri

Brenda kësaj jave, koalicioni i ashtuquajtur anti-ISIS i kryesuar nga Amerika, gjatë sulmeve në Siri ka marrë jetën e të paktën 70 civilëve.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve koalicioni anti-ISIS i Amerikës ka sulmuar të paktën 250 herë qytetin Raka të Sirisë. Nga sulmet e kësaj jave të avionëve luftarakë të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika në rajonin Raka, përveç civilëve sirianë që janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur. Sipas burimeve lokale avionët luftarakë amerikanë kanë shkatërruar infrastrukturën dhe zonat e banuara në Raka. 29 civilë sirianë gjithashtu janë vrarë në sulmin e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS të kryesuar nga Amerika në qytetin Dejrul Zur të Sirisë. Prej datës 27 korrik e deri tani koalicioni në fjalë ka vrarë të paktën 300 shtetas të pafajshëm sirianë mes tyre shumë femra dhe fëmijë në provincën Dejrul Zur dhe Raka. Grupi hulumtues Irvarez i cili monitoron sulmet e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS në Siri, ka njoftuar se rreth 3 mijë civilë janë vrarë në sulmet e këtij koalicioni nga viti 2014 e deri më sot në Irak dhe në Siri. Amerika vitet e fundit me pretekstin e luftës kundër terrorizmit ka vendosur si objektiv të sulmeve të saj civilët sirianë dhe irakianë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA